PROJEKTET
1.Titulli i Projektit:
Projekti i bashkepunimit bilateral SHKP (Sherbimi Kombetar i Punesimit)- AMS (Swedish Labour Market Board) te Suedise.
Objektivi i pergjithshem
Te ngreje ne nje shkalle me te larte funksionimin e Tregut te Punes dhe punesimin ne vend.
Objektiva specifike
- Te permiresoje cilesine dhe efikasitetin e Sherbimeve te Punesimit kundrejt punedhenesve dhe punekerkuesve.
- Te zhvilloje nje menyre te re menaxhimi te sistemit te informacionit te tregut te punes si nje baze per te lancuar menaxhimin me objektiva dhe
- rezultate.
- Te lancoje nje model te ri per trajnimin e Stafit te zyrave te Punesimit me qellim rritjen e kapaciteteve.
- Te permiresoje komunikimin dhe koordinimin brenda zyres se punes dhe me aktoret e jashtem.
Donatori:
Qeveria e Suedise nepermjet Agjensise Nderkombetare per Zhvillim dhe Bashkepunim (Sida) dhe Qeveria e Republikes se Shqiperise nepermjet Ministrise se Punes dhe ceshtjeve Sociale
Agjensia implementuese:
Bordi Kombetar i Tregut te Punes Suedez (AMS) dhe Sherbimi Kombetar i Punesimit (SHKP).
2.Titulli i Projektit:
(Projekti i bashkepunimit bilateral SHKP - ANPe e Frances)
Donatori:
Ministria e Punes e Frances.
Agjensia implementuese:
Agjensia Kombetare per Punesim e Frances.
Qellimi i projektit:
Permiresimi i sistemit te sherbimeve te punesimit ne Shqiperi duke e afruar ate me standartet e Bashkimit europian,nepermjet futjes se metodave bashkekohore te Sherbimeve Publike te Punesimit si dhe nepermjet trajnimit te stafit si ne nivel Specialistesh dhe ne nivel Drejtuesish.
Ky program zbatohet duke u fokusuar kryesisht ne kater Zyra Pilot:
- Zyra Rajonale e Punesimit Tirane
- Zyra Rajonale e Punesimit Korce
- Zyra Rajonale e Punesimit Durres
- Zyra Rajonale e Punesimit Shkoder
Periudha:
Zbatimi i ketij projekti ka filluar ne qershor te vitit 2001dhe vazhdon.
.
Aktivitetet e zhvilluara:
(Impakti i tyre)
Futje e metodologjive te reja bashkekohore ne sherbimet e punesimit, si p.sh. Metodologjia e Plan-Aksionit, Metodologjia e zhvillimit te Intervistimeve
profesionale si me punekerkuesin e papune dhe me punedhenesin si dhe futja e ideve te reja ne menaxhimin e administrates publike si p.sh te zhvillojme duke ndryshuar etj.
3.Titulli i Projektit:
(Qendra e zhvillimit te karrieres) ndryshuar ne (Zhvillimi i Karrieres)
Donatori:
SOROS dhe SHKP
Agjensia implementuese:
SOROS
Qellimi i projektit:
Qellimi i projektit eshte tu demonstroje vendim-marresve , komunitetit (prinder, biznesmene) dhe opinionit publik ne pergjithesi, nepermjet nje modeli konkret te realizuar ne rrethanat shqiptare ,rolin e rendesishem te programeve te zhvillimit te karrieres ne pergatitjen e te rinjve te sotem per sfidat e se nesermes.
Periudha:
Zbatimi i projektit ka filluar me dt. 1.7.2001dhe perfundon 31.12.2004
Akiviteti
(Impaktet)
Implementimi i kurrikules se zhvillimit te karrieres ne shkollat pilot.
Dite Karriere.
Keshillim mbi karrieren.
Keshillime individuale.
Dhenie Informacioni.





